Ndërron jetë një 19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në Halkidiki

Maqedonia

Ndërron jetë një 19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në Halkidiki

Më: 26 qershor 2025 Në ora: 10:51
Foto nga vendi i ngjarjes

Një djalë 19-vjeçar nga Maqedonia u mbyt të martën pasdite në plazhin qendror të Haniotit në Halkidiki, raportoi halkidikinews.

Sipas raportit nga një vullnetar nga Kryqi i Kuq Grek, Ioannis T. Kolokitas, i riu pësoi atak në zemër pas mbytjes, në rrethana që ende nuk dihen.

Ndërhyrja e shpëtimtarit ishte urgjente, i cili, me ndihmën e notarëve, e nxori të riun nga deti dhe filloi menjëherë procesin e reanimacionit, duke përdorur një defibrilator të jashtëm automatik.

Siç raportuan mediat, ambulanca mbërriti menjëherë, por pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të të gjithëve, i riu nuk u shpëtua.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat