Erërat e forta, rrëzohet druri në Çarshi të Shkupit

Maqedonia

Erërat e forta, rrëzohet druri në Çarshi të Shkupit

Më: 27 qershor 2025 Në ora: 20:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Moti i ligë që kaploi Shkupin këtë pasdite, ka shkaktuar dëme materiale edhe në Çarshinë e Vjetër.

Një drurë është parë për tokë, pasi u rrëzua nga erërat e forta këtë pasdite.

Autoritetet e Shkupit nuk kanë dalë me bilanc të dëmeve.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike kanë njoftuar se edhe rajoni i Shkupit është përfshirë nga moti jostabil.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat