Lëndohet një person gjatë shuarjes së zjarrit në Vizbeg

Maqedonia

Lëndohet një person gjatë shuarjes së zjarrit në Vizbeg

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 13:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person u lëndua gjatë ndërhyrjes për të shuar zjarrin që shpërtheu mëngjesin e sotëm në një deponi ilegale në Vizbeg të Shkupit, thonë nga MPB, e cilët thonë se po punojnë për zbardhjen e rastit.

Lexo po ashtuQMK: Është kërkuar mbështetje nga ajri për zjarrin në Vizbeg, shqyrtohet edhe evakuimi i banorëve

Sipas videove që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet se një sasi e madhe tymi i zi po përhapet nga zjarri.

“Gjatë ndërhyrjes, një person u lëndua dhe u transportua për ndihmë mjekësore”, thuhej në deklaratën e policisë.

Nga atje shtojnë se po merren masa për të shuar zjarrin, i cili po djeg automjete të dëmtuara, të cilat kishin të instaluara pajisje gazi dhe nga të cilat mund të dëgjohen shpërthime në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat