Sulmi ndaj Arsovskës, policia ndalon dy persona të dyshuar

Maqedonia

Sulmi ndaj Arsovskës, policia ndalon dy persona të dyshuar

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 17:24
Foto ilustrim

Ministria e Brendshme njoftoi këtë pasdite se dy të dyshuar janë ndaluar në lidhje me sulmin e sotëm ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në Çair.

“Në lidhje me incidentin në të cilin u raportua se Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, është sulmuar fizikisht, dy persona janë ndaluar nga policia e SPB Shkup dhe aktualisht ndodhen në stacionin policor për intervista zyrtare”, thonë nga MPB.

Danella Arsovska, pasi doli nga spitali, tha se një person e ka sulmuar fizikisht para policisë.

Hetimet mbi rastin vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat