Bastisje në Manastir, ndalohet një i mitur për posedim të lëndëve narkotike

Maqedonia

Bastisje në Manastir, ndalohet një i mitur për posedim të lëndëve narkotike

Më: 16 korrik 2025 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (15.07.2025) në Manastir, oficerët e Policisë së SPB-së Manastir privuan nga liria një 17-vjeçar nga Manastiri.

Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

“Personi u ndalua në stacionin policor të Manastirit dhe pas dokumentimit të incidentit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat