Aksident në hyrje të Shkupit, lëndohet një person – devijohet komunikacioni

Maqedonia

Aksident në hyrje të Shkupit, lëndohet një person – devijohet komunikacioni

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se sot (18.07.2025) në orën 10:35 të mëngjesit, në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup, pranë hotelit Bellvi, ka ndodhur një aksident trafiku.

Ku janë përfshirë një automjet transportues “Iveco” me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.D. (54), një automjet pasagjerësh “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.R. (31) dhe një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga S.A.

“Me ambulancë, S.A. është transportuar në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” për ndihmë”.

“Hetimi është duke vazhduar, dhe trafiku në atë pjesë drejt Shkupit po devijohet pas pompës së benzinës”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat