Mexhiti: Sipas gjitha gjasave unë do të jem kandidat për Komunën e Çairit

Maqedonia

Mexhiti: Sipas gjitha gjasave unë do të jem kandidat për Komunën e Çairit

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 12:45
Zv. kryeministri Izet Mexhiti

Zv. kryeministri Izet Mexhiti sot njoftoi se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjithë kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale.

Mexhiti tha se përveç Strugës ku është bërë publike përkrahja për Mendy Qyrën edhe në disa komuna përafërsisht dihen emrat.

I pyetur nëse e përjashton mundësinë që ai të jetë kandidati Çair, Mexhiti tha se sipas gjitha gjasave ai do të jetë kandidat i VLEN-it për Çairin.

I pyetur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mexhiti tha se për listat e hapura VLEN-i është për të, por se nevojitet konsensus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat