Qeveria miraton vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në Moranë të Studeniçanit

Maqedonia

Qeveria miraton vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në Moranë të Studeniçanit

Më: 5 gusht 2025 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për themelimin e shkollës fillore “Azem Morana” në fshatin Moranë të Komunës së Studeniçanit.

Zv.kryeministri Izet Mexhiti theksoi se vendimi përbën nderim për sakrificën. Është ngjallje e kujtesës për një figurë të ndritur kombëtare, që dha gjithçka për arsimin shqip dhe idealin e lirisë.

““Shkolla “Azem Morana” do të jetë një tempull kujtese, një burim frymëzimi, një fener që do të ndriçojë rrugën e brezave të rinj drejt dijes dhe ndërgjegjes kombëtare.

Ky vendim është borxhi ynë i vonuar ndaj një njeriu që e deshi arsimin aq sa jetën, dhe që për këtë dashuri, e dha jetën”, shkruan Mexhiti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat