VLEN: Në pak ditë 111 vende pune për shqiptarët në institucionet shtetërore

Maqedonia

VLEN: Në pak ditë 111 vende pune për shqiptarët në institucionet shtetërore

Më: 7 gusht 2025 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Nga koalicioni VLEN thonë se në një vend ku për dekada të tëra shqiptarët janë trajtuar si qytetarë të dorës së dytë, ata po e ndryshojnë këtë realitet, jo me fjalë, por me veprime konkrete dhe të matshme!

“111 shqiptarë janë punësuar rishtazi në institucione kyçe të shtetit në pakë ditë, si rezultat i politikave tona të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, të cilat nuk njihnin zbatim real për më shumë se 20 vite!

Kjo nuk është statistikë e rastësishme. Është fillimi i një kthese historike, që sjell barazi të prekshme dhe i jep fund diskriminimit institucional që ka lënë jashtë sistemit mijëra shqiptarë të kualifikuar.

Këto janë rezultatet konkrete gjatë ditëve të fundit: 35 të punësuar në Postën e Maqedonisë. 17 në Ministrinë e Bujqësisë. 27 në Fondin Shëndetësor. 9 në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural. 23 në Institutin për Mjekësi të Transfuzionit.

Ky është përfaqësimi që VLEN e garanton. Ne po tregojmë se kur vullneti ekziston, ndryshimi ndodh.
Këto janë rezultate për dy ditë. Vazhdojmë me përkushtim, transparencë dhe meritokraci, për ta bërë administratën publike pasqyrë të vërtetë të përbërjes shoqërore”
, thonë nga VLEN.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat