Mickoski: Në gjashtë muajt e parë, eksportet u rritën më shumë se importet

Maqedonia

Mickoski: Në gjashtë muajt e parë, eksportet u rritën më shumë se importet

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 13:32
Hristijan Mickoski

Në gjashtë muajt e parë, pas një kohe të gjatë, eksportet janë rritur më shumë se importet, tha kryeministri Hristijan Mickoski gjatë një vizite në komunën e Petrovecit, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

“Pas një kohe të gjatë, në gjashtë muajt e parë, eksportet janë rritur më shumë se importet. Eksportet u rritën me 2.9% në 6 muajt e parë krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa importet me 2.3 ose 2.4% në të njëjtën periudhë.

Për herë të parë pas një kohe të gjatë, deficiti tregtar me vendet e huaja është ulur, dhe kjo po ndodh në kushte kur industria e automobilave është në gjendjen në të cilën është, dhe komponenti ynë i eksportit bie kryesisht mbi industrinë e automobilave.

Pres që një aktivitet i tillë ekonomik të vazhdojë edhe në periudhën në vijim”, tha kryeministri Mickoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat