Vazhdon zjarri në fushat e Sllatinës dhe Tearcës, zjarrfikësit e Tetovës të gjithë në vendngjarje

Maqedonia

Vazhdon zjarri në fushat e Sllatinës dhe Tearcës, zjarrfikësit e Tetovës të gjithë në vendngjarje

Më: 11 gusht 2025 Në ora: 19:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri i cili kaploi sot në mesditë fushat e fshatrave Sllatinë dhe Tearcë në Tetovë është ende aktiv dhe i palokalizuar.

Ne terren janë ekipet e zjarrfikësve nga qyteti i Tetovës.

Zjarrfikësit deklaruan se të gjitha ekipet tashmë janë në terren dhe po punojnë në lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve.

Kujtojmë se situata me zjarret ditëve të fundit ka qenë më stabile, krahasuar me muajin korrik.

Nga Qendra për Menaxhim dhe Kriza dhe Prokuroria kanë njoftuar se për disa zjarre ekziston dyshimi për zjarrvënie të qëllimshme, prandaj ndaj disa personave kanë ngritur dhe procedurë hetimore për zjarrvënie të qëllimshme.

Nga QMK njoftuan se në 24 orët e fundit janë shuar 18 zjarre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat