Ndalohet një shtetas serb në Tabanoc, kapet duke kontrabanduar orë

Maqedonia

Ndalohet një shtetas serb në Tabanoc, kapet duke kontrabanduar orë

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Një shtetas serb është kapur gjatë tentativës për të kontrabanduar orë dy orë Rolex dhe një orë Omega në Maqedoni.

Nga Drejtoria e Doganave thonë se orët janë zbuluar në veturën e personit në fjalë, i cili po përpiqej të hynte në Maqedoni përmes pikës kufitare “Tabanoc”. Bëhet fjalë për modelet Rolex Submariner, Rolex Sky-Dweller dhe Omega Speedmaster, vlera e të cilave sipas Doganës është 38.000 euro.

“Kundër personit është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale – kontrabandë.

Shoferi, me qëllim që të shmangë kontrollin doganor, vendosi orët në një kuti të vogël lëkure, të cilën e futi në çantën e tij të zezë së bashku me sende të tjera për përdorim personal. Produktet e sekuestruara janë dorëzuar pranë Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat