BDI: Kasami mashtroi tetovarët për ndërtimin e stadiumit të qytetit, po e përdorë sërish si premtim zgjedhor

Maqedonia

BDI: Kasami mashtroi tetovarët për ndërtimin e stadiumit të qytetit, po e përdorë sërish si premtim zgjedhor

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 19:42
BDI

Bashkimi Demokratik ka kritikuar kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për mos realizimin e premtimit për ndërtimin e stadiumit të futbollit në qytetin e Tetovës.

Nga BDI thonë se ende tribunat ngelen të shkatërruara, teksa i njejti vend nuk është prekur aspak.

”Në këtë konferencë për shtyp do të denoncojmë mashtrimin e madh që i është bërë Tetovës – farsa e Bilall Kasamit me ndërtimin e stadiumit të qytetit. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vitin e kaluar, në prag të zgjedhjeve parlamentare, në një shfaqje të turpshme me një eskavator e goditi tribunën e tifozëve në stadiumin e Tetovës, kinse duke filluar punimet për ndërtimin e stadiumit të ri. Sot, pas më shumë se një vit nga ajo skenë e turpshme, ajo pjesë e tribunës mbeti e prishur, punimet janë ndaluar dhe asgjë nuk është bërë. Asnjë gur nuk është lëvizur. Stadiumi nuk u bë realitet për qytetitin", thonë nga BDI.

 

Nga BDI thonë se Kasami po tallet me intelegjencën e qytetarëve të Tetovës.

”Tani, kur afrohen zgjedhjet lokale, Kasami po përdor sërish të njëjtën shfaqje mashtrimi. Pa asnjë punë konkrete, ai shfaqet me deklarata propagandistike duke e fryer inteligjencën e qytetarëve të Tetovës me premtimet e njëjta boshe, sikur para një viti. Një vit më parë e shkatërroi tribunën e tifozëve, ndërsa sot në vend që të ndërtoj, ai vazhdon të shes iluzione dhe mashtrime. Ky nuk është vetëm mashtrim, por është tallje me inteligjencën e tetovarëve dhe abuzim me ndjenjat e mijëra tifozëve të Shkëndijës, të cilët prej vitesh presin një stadium të denjë për klubin dhe qytetin e tyre. I bëjmë thirrje Bilall Kasamit, të cilit i kanë mbetur edhe disa ditë në krye të komunës së Tetovës, që të jep përgjegjësi për premtimet e parealizuara që i kujtohen vetëm kur ka zgjedhje dhe për bllokimin e fondeve për ndërtimin e stadiumit në Kuvend, nga VLEN dhe partnerët e tyre në Qeveri. Qytetarët e Tetovës nuk kanë stadium, por kanë një kryetar që i ka mashtruar dhe vazhdon t’i mashtrojë. Tetova meriton një kryetar që ndërton, jo një kryetar që gënjen”, përfundojnë reagimin nga BDI.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat