Mexhiti sfidon Osmanin për debat, Osmani kërkon debat me Mickoskin

Maqedonia

Mexhiti sfidon Osmanin për debat, Osmani kërkon debat me Mickoskin

Më: 6 shtator 2025 Në ora: 23:25
Izet Mexhiti, Bujar Osmani

Kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti ka sfiduar kundërkandidatin e tij, Bujar Osmani për debat publik.

“Tash ka dalë për Çairin, le të urdhërojë të zgjedhë kudo dhe kur të dojë, t’i sqarojmë të gjitha dilemat”, tha Mexhiti.

Ndërkaq Osmani gjatë ditës tha se do të debatonte me kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Unë natyrisht nuk do t’i ik debatit, mirëpo unë mendoj se nuk duhet ta bëjmë me ndërmjetësues. Unë dua të debatoj me kryesorin. Dua të debatoj me Mickoskin”, tha Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat