Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e të lënduarve në zjarrin e fabrikës në Vinicë

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e të lënduarve në zjarrin e fabrikës në Vinicë

Më: 7 shtator 2025 Në ora: 17:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministria e Shëndetësisë njofton se pas zjarrit që shpërtheu dje pasdite vonë në fabrikën e produkteve të ëmbëlsirave dhe vaflave “Makproges” në Vinicë janë hospitalizuar:

Një person (një zjarrfikëse) në Spitalin Klinik Publik – Shtip,

katër persona (zjarrfikës) në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan,

tetë persona (punonjës të fabrikës) në Klinikën e Toksikologjisë – Shkup.

Të gjithë të hospitalizuarit janë në gjendje shëndetësore stabile.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat