Rrahje në parkingun e Spitalit "Nënë Tereza" në Shkup

Maqedonia

Rrahje në parkingun e Spitalit "Nënë Tereza" në Shkup

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

MPB njofton se dje rreth orës 9 të mëngjesit në një parking në Kompleksin e Klinikave "Nëna Terezë" në Shkup, pas një aksidenti të mëparshëm trafiku, një person ka sulmuar fizikisht një burrë 39-vjeçar nga fshati Xhepçisht, rajoni i Tetovës.

"Incidenti është raportuar në orën 11:50 në SPB Shkup", thonë nga MPB.

Gjithashtu prej atje theksojnë se po merren masa për sqarimin e plotë të rastit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat