Shkaku i një aksidenti, bllokohet trafiku në autostradën Shtip-Veles

Maqedonia

Shkaku i një aksidenti, bllokohet trafiku në autostradën Shtip-Veles

Më: 12 tetor 2025 Në ora: 18:59
Ilustrim

Pasditen e sotme, në autostradën Shtip – Veles ka ndodhur një aksident trafiku, duke shkaktuar ndërprerje të plotë të trafikut në të dyja drejtimet.

Sipas raportit të emergjencës së Lidhjes së Automobilave dhe Motoçikletave të Maqedonisë (LAMM), ekipet janë në terren duke punuar për pastrimin e rrugës.

Për momentin nuk dihen detaje të mëtejshme rreth shkaqeve dhe lëndimeve të mundshme.

SHAMM rekomandon që drejtuesit e automjeteve të përdorin rrugë alternative dhe të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në këtë pjesë të rrugës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat