Zbulohen lëndë narkotike në Koçan, ndalohen dy persona

Maqedonia

Zbulohen lëndë narkotike në Koçan, ndalohen dy persona

Më: 14 tetor 2025 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

MPB njofton se dje në orën 10:00 në Koçan, policia nga DPB të Koçanit ndaluan 22-vjeçarin D.Z. dhe 23-vjeçarin N.D., të dy nga Koçani, sepse gjatë një kontrolli në shtëpinë e tyre, tek D.Z. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.

Më vonë, me urdhër gjykate, u krye një kontroll në shtëpinë e D.Z., gjatë të cilit u gjetën dhe u sekuestruan:

marihuanë, dy mulli me mbetje marihuane dhe sende të tjera të dyshuara se janë nga një krim.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat