Arrestohet një person në Çair, këto janë detajet

Maqedonia

Arrestohet një person në Çair, këto janë detajet

Më: 19 tetor 2025 Në ora: 17:55
Kryetari i njësisë zgjedhore 2938, Sabri Ramadani

Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në ambientet e shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çairit.

Kryetari i njësisë zgjedhore 2938, Sabri Ramadani tha se policia nuk i dha asnjë arsyetim për personin në fjalë.

“Është arrestuar një anëtar i këshillit zgjedhor nga administrata, pa më dhënë asnjë arsyetim pse është arrestuar. E kemi zëvendësuar me dikë tjetër. Nuk më tregoi policia asnjë arsyetim, nuk e di pse ka ndodhur”, tha Ramadani.

“Sipas informacioneve ai është arrestuar në kohën e pauzës”, tha më tej ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat