Fetai për Komunën e Kërçovës: Limani u prononcua dy herë, por do të mblidhet shtabi

Maqedonia

Fetai për Komunën e Kërçovës: Limani u prononcua dy herë, por do të mblidhet shtabi

Më: 20 tetor 2025 Në ora: 23:11
Arben Fetai

Arben Fetai nga VLEN në Debat 21 ka folur për çështjen e Kërçovës, ku në rreth të dytë do të shkojë kandidati i AKI-së, Fatmir Dehari dhe kandidati i OBRM-PDUKM-së, Aleksandër Jovanovski.

Fetai tha se kandidati i tyre për këtë komunë, Fatmir Limani është prononcuar dy herë, megjithatë shtoi se do të mblidhet sërish shtabi.

“Sa i përket Kërçovës, aty ka folur Fatmir Limani. Fatmir Limani është prononcuar dy herë dhe për momentin ky është qëndrimi i vetëm.

Dhe duhet të ulemi në kuadër të shtabit, në kuadër të kryesisë së VLEN-it dhe të nxjerrim qëndrim për rrethin e dytë”, tha Fetai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat