Në fshatin Reçan, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar kanë privuar nga liria N.S. (22) nga i njëjti fshat, për shkak të dyshimit se ai ka kryer veprën penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese”, e ndëshkueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Sipas njoftimit të policisë, më herët gjatë ditës, në orën 14:10, dhe në përputhje me urdhëresën e gjykatës, ishte kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të të dyshuarit. Gjatë kontrollit, N.S. deklaroi se në një nga hapësirat ndihmëse kishte një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë pa leje përkatëse, të cilat i dorëzoi vullnetarisht.
Pas dokumentimit të rastit, N.S. është ndaluar në stacionin policor dhe kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
"Me datë 29.10.2025, në orën 15:15, në fshatin Reçan, rrethina e Gostivarit, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria N.S. (22) nga fshati Reçan, rrethina e Gostivarit për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese”, e ndëshkueshme sipas nenit 396 të Kodit Penal.
Po atë ditë në orën 14:10, në përputhje me urdhëresën e gjykatës, ishte bërë bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të N.S., me ç’rast ai ka denoncuar se në njërën prej hapësirave ndihmëse ka një pushkë gjuetie dhe 12 fishekë, pa leje përkatëse, të cilat i ka dorëzuar vullnetarisht. N.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës", thuhet në njoftimin e policisë.