Për 4,5 për qind janë rritur shpenzimet e jetës, ankohen qytetarët

Maqedonia

Për 4,5 për qind janë rritur shpenzimet e jetës, ankohen qytetarët

Më: 7 nëntor 2025 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Shpenzimet për jetesë në tetor janë rritur për 4.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS). Statistika ka evidentuar rritje të ndjeshme të shpenzimeve te ushqimet dhe pijet joalkoolike për 7.0%, pijet alkoolike dhe duhani për 6.7%, ndërsa qytetarët kanë pasur rritje më të theksuar të shpenzimeve për rekreacion dhe kulturë për gati 8%, si dhe për vizita në restorante dhe hotele mbi 5%, dhe për blerjen e perimeve për 4.3%. Sipas përllogaritjeve të statistikës, në nivel mujor ka një ulje minimale të shpenzimeve prej 0.2%.

“Ulja e inflacionit në tetor 2025, krahasuar me shtatorin 2025, është rezultat i uljes së kostove të jetesës në këto grupe: Transporti për 6.1%, Mobilje, pajisje shtëpiake dhe mirëmbajtje e amvisërisë për 0.3%, Arsimi dhe Rekreacioni e kultura për 0.1%”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Qytetarët thonë se standardi po bie çdo ditë, ankohen se mezi mbijetojnë muajin. Sipas tyre, autoritetet vetëm e kalojnë përgjegjësinë nga njëri tek tjetri dhe askush nuk ndërmerr masa për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.
“Standardi ynë është shumë i ulët, gjithçka është e shtrenjtë – çmimet janë rritur pa kufi, dhe mund të rriten edhe më shumë”, tha një qytetar.

“Kjo është vetëm propagandë, çfarë çmimesh – çdo ditë nga tre denarë, nga pesë denarë rritet çmimi”, u shpreh një tjetër qytetar.
“Shtrenjtë”, u
përgjigj një qytetare.

“Po nuk është ashtu tamam. – Si janë çmimet? – Më të larta”, u shpreh një qytetar.

Ndërkohë, fushata zgjedhore i ka lënë në hije ankesat e qytetarëve për çmimet e larta të produkteve bazë. Sipas përllogaritjeve të sindikatave, një familje katëranëtarëshe ka nevojë për mbi 65 mijë denarë vetëm për nevojat bazë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat