ESHS: Numri i lejeve të ndërtimit në shtator 2025 u rrit për 6.1% në Maqedoni

Maqedonia

ESHS: Numri i lejeve të ndërtimit në shtator 2025 u rrit për 6.1% në Maqedoni

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Numri i lejeve të ndërtimit në shtator 2025 është rritur me 6.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror për Statistika.

"Në shtator 2025 janë lëshuar 314 leje ndërtimi, që është 6.1% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas lejeve të ndërtimit të lëshuara, vlera e parashikuar e objekteve është 7,124,419 mijë denarë, që është 5.2% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 220 (70.1%) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 38 (12.1%) për ndërtesa të ulëta dhe 56 (17.8%) për ndërtesa për rindërtim.

Nga gjithsejtë 314 ndërtesash, 229 (72.9%) janë në pronësi të individëve, dhe 85 (27.1%) janë në pronësi të subjekteve afariste.
Në periudhën raportuese, është planifikuar ndërtimi i 727 banesave me një sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 69.411 m2"
, njoftojnë nga ESHS.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat