Bisedime brenda VLEN-it, Bashkim Bakiu mund ta zëvendësojë Azir Aliun në Shëndetësi

Maqedonia

Bisedime brenda VLEN-it, Bashkim Bakiu mund ta zëvendësojë Azir Aliun në Shëndetësi

Më: 25 nëntor 2025 Në ora: 22:58
Azir Aliu

Vazhdojnë bisedimet brenda VLEN-it për rikonstruimin e Qeverisë që pritet të ndodh brenda kësaj jave

Bashkim Bakiu mund të zëvendësojë Azir Aliun në Ministrinë e Shëndetësisë.

Raportohet se tani për tani vetëm po bisedohet, ndërsa burime tjera thonë se është vetëm spekulim.

Gjithashtu mësohet se nëse Aliut i merret shëndetësia, VLEN po mendon atë ta emërojë drejtor në Agjencinë për Komunikime Elektronike.

Sipas burimeve brenda VLEN-it gjithçka pritet të vendoset gjatë ditës së nesërme (e mërkurë).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat