Mesazh nga Ahmeti për 28 Nëntorin

Maqedonia

Mesazh nga Ahmeti për 28 Nëntorin

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 10:38
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 113-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Në një postim në Facebook, Ahmeti theksoi rëndësinë e unitetit kombëtar dhe përgjegjësitë e përbashkëta në rrugën drejt integrimit europian.

“Një komb, një gjuhë, një flamur, një qëndrim – të bashkuar në Europë,” shkroi Ahmeti, duke theksuar se kombin duhet ta nderojmë me vepra dhe përkushtim të përditshëm.

Ai kërkoi bashkim të të gjitha forcave politike e shoqërore për synimet e mëdha kombëtare, duke përfshirë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 dhe përmbylljen e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në.

Ahmeti theksoi gjithashtu rëndësinë e barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët në Luginë të Preshevës, në Mal të Zi dhe diasporë.

“Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë. Gëzuar Ditën e Flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë. E përjetshme qoftë Shqipëria. Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!” përmbylli Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat