Policia ka ndaluar 42 vjeçarin nga Treboshi i Tetovës, pasi e kishte kërcënuar bashkëshorten

Maqedonia

Policia ka ndaluar 42 vjeçarin nga Treboshi i Tetovës, pasi e kishte kërcënuar bashkëshorten

Më: 30 nëntor 2025 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

42 vjeçari nga fshati Trebosh e ka kërcënuar bashkëshorten e tij dhe i njejti ka përfunduar në polici.

"Më datë 29.11.2025 në ora 02:40, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor Grupcín kanë privuar nga liria personin G.S. (42) nga fshati Trebosh i Tetovës, duke vepruar sipas

një kallëzimi paraprak nga bashkëshortja e tij jashtëmartesore 31-vjeçare, se i njëjti e kishte kërcënuar dhe i kishte rrezikuar sigurinë", thonë nga MPB.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat