LAMM: Në Kodrën e Diellit ka reshje të borës, trafiku po zhvillohet pa pengesa

Maqedonia

LAMM: Në Kodrën e Diellit ka reshje të borës, trafiku po zhvillohet pa pengesa

Më: 6 janar 2026 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë me lagështi.

"Në Kodrën e Diellit ka reshje të lehta bore, të cilat aktualisht nuk po qëndrojnë në rrugë", njoftojnë nga LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat