Në Kodrën e Diellit këtë mëngjes janë matur temperatura deri -11 gradë

Maqedonia

Në Kodrën e Diellit këtë mëngjes janë matur temperatura deri -11 gradë

Më: 9 janar 2026 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Temperaturat më të ulëta u regjistruan këtë mëngjes në Kodrën e Diellit me -11 gradë celsius, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Temperatura nën -9 gradë u regjistruan edhe në Kumanovë, si dhe në Shkup-Petrovec, Berovë dhe Kriva Palëankë, ku u regjistruan -8 gradë.

Në Tetovë, Demir Kapi dhe Mavrovë temperatura në mëngjes ka qenë -7 gradë, ndërsa -6 gradë është regjistruar në Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Veles, Shtip, Vinicë, Kavadar dhe Krushevë.

Në Prilep janë matur -5, Gjevgjeli dhe Pretor -3, ndërsa në Ohër dhe Manastir temperatura e mëngjesit ka qenë -2 gradë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat