Pesë kandidatë për prokuror publik të shtetit, kandidaturat i dërgohen qeverisë

Maqedonia

Pesë kandidatë për prokuror publik të shtetit, kandidaturat i dërgohen qeverisë

Më: 28 janar 2026 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

Ka përfunduar konkursi për kryeprokurorin e ri.

Në thirrjen e Kuvendit janë paraqitur pesë kandidatë. Kandidaturat nga ana e Kuvendit tashmë janë dërguar në Qeveri.

Kandidatë janë ushtruesja aktualja e detyrës kryeprokurore Anita Topollova-Isajllovska, prokurorja Lençe Ristovska, gjyqtari i Gjykatës Themelore Penale, Nenad Savevski, ish-kryetari i Gjykatës Themelore Penale, Vlladimir Pançevski, dhe prokurorja nga Prokuroria e Shkupit, Lidija Raiçeviç.

Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, kandidaturat dërgohen në qeveri, e pastaj qeveria pret mendimin e Këshillit të Prokurorëve, dhe nëse brenda 15 ditëve Këshilli nuk jep mendim, Qeveria nuk mund të përcaktojë propozimin, por i rekomandon Kuvendit të shpallë një konkurs të ri. Kryeprokurori votohet në Kuvend me shumicë të thjeshtë, pra 61 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat