Privohet nga liria 39 vjeçari nga Koçani, ishte arratisur nga burgu

Maqedonia

Privohet nga liria 39 vjeçari nga Koçani, ishte arratisur nga burgu

Më: 8 shkurt 2026 Në ora: 19:14
Ilustrim

Sot rreth orës 15:00, nëpunës policorë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe Njësia Policore Mirkovc në fshatin Glluvë, rrethina e Shkupit, e privuan nga liria M.T. (39) nga Koçani.

M.T. kërkohej me urdhërarrest sipas urdhërit të gjykatës për shkak të arratisjes nga INP Idrizovë për dënim me 13 vjet e 11 muaj burgim.

Kjo për shkak të veprës së kryer penale sipas nenit 235 nenit 236 nenit 237 të Kodit Penal.

Personi u shoqërua në Njësinë Policore Mirkovc për procedurë të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat