Ish-ministri Bujar Osmani përballon tërmetin në sallën e operacionit

Maqedonia

Ish-ministri Bujar Osmani përballon tërmetin në sallën e operacionit

Nga: Bota sot Më: 10 shkurt 2026 Në ora: 23:49
Ish-ministri i Jashtëm dhe njëherësh kirurgu Bujar Osmani

Sonte një tërmet i papritur goditi Maqedoninë e Veriut, duke shkaktuar frikë dhe panik në disa zona. Ndërsa shumë qytetarë u shqetësuan nga dridhjet, një situatë e veçantë u përjetua në Klinikën e Kirurgjisë Digestive në Shkup.

Ish-ministri i Jashtëm dhe njëherësh kirurgu Bujar Osmani ndodhej në operacion gjatë tërmetit. Ai tregon se, megjithë frikën natyrale, trajnimi i gjatë e ka mësuar të qëndrojë i përqendruar dhe të veprojë profesionalisht.

Postimi i plotë:

Nuk më kishte ndodhur deri më sot që tërmeti të më gjente në operacion.

Vite trajnimi të mësojnë të mbetesh i përqëndruar edhe kur instinkti të thotë ndryshe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat