Reshjet intensive përmbytin fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të Sarajit

Maqedonia

Reshjet intensive përmbytin fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të Sarajit

Më: 15 shkurt 2026 Në ora: 12:11
Vershimet

Fshatrat Bukoviç, Arnaqi dhe Semenisht të komunës së Sarajit janë përfshirë nga përmbytje si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë goditur zonën gjatë orëve të fundit.

Nga pamjet e siguruara nga terreni, shihen rrugë të mbuluara nga uji dhe sipërfaqe të gjera fushash të përmbytura, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve dhe qarkullimin nëpër këto vendbanime rurale.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare nëse përmbytjet kanë shkaktuar dëme në amvisëri apo objekte të tjera.

Ndërsa pritet vlerësimi i situatës nga autoritetet kompetente në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat