MPB: Kallëzim penal për shtetasin e SHBA-së, sulmoi dy policë

Maqedonia

MPB: Kallëzim penal për shtetasin e SHBA-së, sulmoi dy policë

Më: 23 shkurt 2026 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Policia njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të SHBA-së.

Kjo pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë.

“Sektori për Punë të Brendshme në Veles ka parashtruar kallëzim penale kundër R.S. (36) nga SHBA, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës për siguri”".

"Më 18 shkurt 2026, pranë pikës së pagesës në Demir Kapi, i raportuari fizikisht ka sulmuar dy policë që po kryenin detyra zyrtare”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat