Toska, Filkovit: Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero

Maqedonia

Toska, Filkovit: Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero

Më: 26 shkurt 2026 Në ora: 13:49
Deputetja e BDI-së, Diana Toska sot në Kuvend

Deputetja e BDI-së, Diana Toska sot në Kuvend tha se gjuha shqipe asnjëherë nuk do të kthehet në pikën zero.

Toska kërkoi nga ministri i Drejtësisë, Igor Filkov që të mos injoroi mbajtjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

"Gjuha shqipe nuk do të kthehet në zero, harrojeni këtë, sepse gjuha është pjesë e identitetit tonë, e kushtetutës dhe e realitetit të pakthyeshëm të këtij shteti", tha Toska.

Deputetja tha se shqetësuese është edhe heshtja e partnerit qeveritar VLEN ndaj këtyre shkeljeve kushtetuese.

"Nëpër deklarata thonin se rrini rehat se ne e mbrojmë gjuhën shqipe, por ku janë strukthur këta tani", tha deputetja.

Toska pyeti ministrin e Drejtësisë, Igor Filkov se pse nuk lejon mbajtjen provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe edhe pse është nënshkruar peticion nga 385 studentë të fakultetit juridik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat