OBRM-PDUKM: Drejtuesit e LSM-së veprojnë në interes të LSDM-së dhe jo të punëtorëve

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Drejtuesit e LSM-së veprojnë në interes të LSDM-së dhe jo të punëtorëve

Më: 18 mars 2026 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM ka akuzuar LSDM-në dhe LSM se po humbin mbështetjen e qytetarëve dhe se protesta e fundit e sindikatës ishte e politizuar, duke pretenduar se u udhëhoq nga struktura partiake dhe jo nga punëtorët.

Nga OBRM-PDUKM thonë se drejtuesit e LSM-së veprojnë në interes të LSDM-së dhe jo të punëtorëve, ndërsa besimi i anëtarëve po bie gjithnjë e më shumë.

“Në vend që në protestë të ishin punëtorët e vërtetë, protesta e LSM u udhëhoq nga drejtuesit e degëve lokale të LSDM, të cilët me bluza partiake ishin në rreshtat e parë.

Autobusët e organizuar nga persona të LSDM-së, që udhëtonin bosh drejt Shkupit, janë dëshmi se protesta e LSM-së ishte e pasuksesshme”, tha Brane Petrushevski, OBRM-PDUKM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat