Koçan, gjendet trupi i pajetë i një gruaje

Maqedonia

Koçan, gjendet trupi i pajetë i një gruaje

Më: 21 mars 2026 Në ora: 19:34
Foto ilustrim

Një trup i pajetë i një gruaje në gjendje dekompozimi u gjet sot në fshatin Zërnovci në afërsi të Koçanit.

Rasti u raportua në polici mëngjesin e sotëm ndërsa lidhur me rastin nga prokuroria thonë se “një prokuror publik nga Prokuroria e Koçanit po inspekton vendin ku është gjetur trupi i një gruaje të ndjerë për çka është urdhëruar edhe autopsia”.

Trupi i pajetë i gruas nuk është identifikuar.

Ndërsa gjithashtu nuk janë përcaktuar as shkaqet e vdekjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat