Një 33-vjeçar nga Turqia ka denoncuar dje në polici se është mashtruar nga një person i identifikuar me inicialet A.I., për një shumë prej 2,700 eurosh.
Sipas denoncimit, gjatë vitit 2026, ata ishin marrë vesh që A.I. të ndihmonte bashkëshorten e viktimës për pajisjen me patentë shoferi.
Viktima i kishte paguar paraprakisht 2,000 euro, ndërsa 700 euro të tjera do t’i jepte pas marrjes së dokumentit. Megjithatë, shërbimi nuk u krye dhe paratë nuk iu kthyen viktimës.
Policia ka nisur hetimet për rastin.