Afrim Bilalli u zgjodh kryetar i degës Vrapçisht-PDSH

Maqedonia

Afrim Bilalli u zgjodh kryetar i degës Vrapçisht-PDSH

Më: 29 mars 2026 Në ora: 09:06
Mbledhja e degës Vrapçisht-PDSH

Në kuadër të angazhimeve për riorganizimin e strukturave organizative, Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Vrapçisht.

Me votë unanime, për kryetar të Degës u zgjodh z. Afrim Bilalli, ndërsa u konstituua edhe kryesia e re që do të angazhohet në realizimin e objektivave dhe në konsolidimin e mëtejshëm të degës.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i partisë, z. Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e organizimit të qëndrueshëm dhe angazhimit aktiv për organizimet e mëtutjeshme.

Ky kuvend shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e PDSH-së në Vrapçisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat