LSDM: Me dorëheqjen e Ristoskas hapet rruga për shpëtimin e pronës kriminale të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Me dorëheqjen e Ristoskas hapet rruga për shpëtimin e pronës kriminale të OBRM-PDUKM-së

Më: 2 prill 2026 Në ora: 17:41
LSDM

LSDM sot ka reaguar ndaj dorëheqjes së prokurores Lençe Ristoska, vendimin e së cilës e kanë quajtur si presion politikë.

Nga LSDM thonë se me dorëheqjen e Ristoskas hapet rruga për shpëtimin e pronës kriminale të OBRM-PDUKM-së.

“Së pari me rastet e lidhura me Mijalkovin dhe bombat, e tani edhe me marrjen e çështjeve për pronën e OBRM-PDUKM.

Rastet e njohura si „Talir1“ dhe „Talir 2“ për pasurim të paligjshëm partiak, pronë të fituar në mënyrë të paligjshme, pallat të bardhë të paligjshëm i OBRM-PDUKM.

Pra, ky është një hap drejt shpëtimit të pronës kriminale të OBRM-PDUKM, partia më e pasur në Europë”, tha Aleksandar Sasha Dimitrijeviç – sekretar i përgjithshëm i LSDM./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat