Doganat e Maqedonisë: Kapen 1.463 pirsing titani në Aeroportin e Shkupit

Maqedonia

Doganat e Maqedonisë: Kapen 1.463 pirsing titani në Aeroportin e Shkupit

Më: 7 prill 2026 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Në Aeroportin e Shkupit u kapën 1.463 pirsing titani dhe pajisje tatuazhi pa leje.

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se malli është sekuestruar ndërsa është kapur te një shtetas spanjoll që po udhëtonte drejt Qipros.

“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, javën e kaluar u zbulua një përpjekje për kontrabandim të 1.463 copë pirsing prej titani dhe pajisje për tatuazhe – 32 copë gërshërë dhe 70 copë gjilpëra për tatuazhe, të cilat kërkojnë leje të veçantë për import nga institucioni kompetent.

Personi që kreu shkeljen është shtetas i Spanjës, i cili udhëtonte me fluturim Stokholm – Shkup, me destinacion përfundimtar Qipro. Malli i padeklaruar u sekuestrua, dhe kundër personit është iniciuar procedurë administrative”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat