VLEN e quan fitore historike kalimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë në Qeveri ende pa shkuar në Kuvend

Maqedonia

VLEN e quan fitore historike kalimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë në Qeveri ende pa shkuar në Kuvend

Më: 7 prill 2026 Në ora: 19:05
VLEN

VLEN përmes një komunikate të shkurtër për media  e quan fitore historike kalimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë në Qeveri duke e përshkruar artistikisht me fjalët ”ditë e bukur sot”.

Shënojmë fitore historike! Ditë e bukur sot!  Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat mori dritë jeshile në Qeveri dhe tani i ka mbetur vetëm edhe vula e Kuvendit.

Pas mbi dy dekadash, me krenari mund të themi se më në fund jemi rrugës për të mbyllur edhe një çështje që ishte lënë përgjysmë. Ky është ligj historik.

Ka peshë të madhe, sepse për herë të parë kjo kategori kushtetuese e paraparë me Marrëveshjen e Ohrit sanksionohet me ligj.Ky është VLEN-i. Pak e nga pak çdo gjë e lënë pas dore do ta zgjidhim”, thuhet në komunikatën për media të koalicionit VLEN.

Ky potez i VLEN-it për të kaluar këtë propozim ligj në Qeveri duke pritur më shumë se një vit, vjen vetëm një ditë kur pati protesta masive të studentëve për mbajtejn në gjuhën shqipe të Provimit të jurisprudencës dhe pasi morën vëmendje si vendore ashtu dhe rajonale këto protesta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat