Mexhiti: Nuk besoj se Gruevski do të kthehet në Maqedoni

Maqedonia

Mexhiti: Nuk besoj se Gruevski do të kthehet në Maqedoni

Më: 14 prill 2026 Në ora: 12:59
Izet Mexhiti

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti tha se nuk beson se do të bëhet ekstradimi i Nikolla Gruevskit në vend.

"Më tepër mërziten ato që e kanë ndihmuar për të ikë prej Maqedonie në Hungari. Tash prapë ato le ta kenë gajlen e Gruevskit.

Nuk besoj se do të ekstradohet Gruevski, por do të shohim. Por edhe nëse bëhet së pari ai duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë dhe të merr dënimin e merituar", tha Mexhiti.

Edhe kryeministri Hristijan Mickoski më herët deklaroi se nëse Gruevski kthehet në vend, atëherë ai do të përfundojë në burg.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat