Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

Maqedonia

Hasani: Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë do të hap probleme për diasporën shqiptare

Më: 30 prill 2026 Në ora: 08:45
Ilir Hasani

Deputetja Mimoza Musa nga VLEN tha se shtetësia e dyfishtë nuk duhet të jetë pengesë për zgjedhjen e një kuadri pavarësisht nga pozita.

Musa në "TV21" tha se kjo është temë e ndjeshme dhe duhet analizuar me ekipe të juristëve që të analizohet edhe në aspektin kushtetues.

“Ne jemi të parimit që duhet të respektohet Kushtetuta deh kushtetuta ia mundëson secilit që është qytetarë i Maqedonisë së Veriut të mund të kandidojë ose të emërohet në pozita”, deklaroi Musa.

Në anën tjetër, Ilir Hasani nga BDI tha se “po mbetemi një grusht njerëzish aty në qendër pa shtetësi të dyfishtë” që për të, siç tha, është diskriminim dhe problematike për diasporën shqiptare pasi do ta kanë problem të kandidojnë ndonjë pozicion në Maqedoni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat