Mickoski: Nuk mund ta përmbushim kërkesën e BE-së për çmimin e energjisë elektrike

Maqedonia

Mickoski: Nuk mund ta përmbushim kërkesën e BE-së për çmimin e energjisë elektrike

Më: 1 maj 2026 Në ora: 16:08
Kryeministri Hristijan Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski tha gjatë vizitës së sotme në Ohër se do të përmbushen të gjitha kushtet nga Axhenda e Reformave të kërkuara nga BE-ja, përveç dy prej 10 kushteve, përfshirë atë për liberalizimin e çmimit të energjisë elektrike për amvisëri.

"E para është ajo që kërkon që shteti të mos furnizojë 100 përqind të energjisë elektrike për amvisërit.

Nëse pranojmë atë që pranoi qeveria e mëparshme, atëherë faturat e familjeve do të jenë 25, madje 30 përqind më të larta.

Ne me vetëdije nuk do ta pranojmë këtë, sepse duhet të mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve", tha Mickoski.

Kryeministri shtoi se kushti i dytë që aktualisht nuk mund të përmbushet është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, për të cilin tha se nevojitet një konsensus.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat