Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Maqedonia

Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Më: 7 maj 2026 Në ora: 13:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më datë 07.05.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit maqedonas, nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut.

dyshuari ishte arrestuar nga policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Posedim i paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike ”.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Policia e Kosovës, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryerësve të veprave penale, si dhe aktiviteteve tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat