Policia ka zhvilluar një aktivitet parandalues në komunikacion në rrugën lokale Batincë – Liqeni Kozjak, në zonën e Stacionit Policor Kisella Vodë.
Aktiviteti është realizuar në kuadër të fushatave “Mbaj helmetë”, “Mos përdor telefonin gjatë vozitjes”, “Vendosni rripin e sigurisë” dhe “Mos konsumoni alkool gjatë vozitjes”.
Qëllimi kryesor ishte ngritja e vetëdijes tek shoferët për pjesëmarrje më të përgjegjshme dhe më të sigurt në trafik.
Fushata u organizua nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor.
Gjatë aktivitetit janë shpërndarë edhe materiale edukative me këshilla praktike për siguri në komunikacion.