Kapen vjedhësit e biçikletave në Shkup, MPB: Vijon kallëzim penal

Maqedonia

Kapen vjedhësit e biçikletave në Shkup, MPB: Vijon kallëzim penal

Më: 14 maj 2026 Në ora: 10:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Me datë 13.05.2026, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria E.H. (22) dhe M.I. (22) nga fsh. Saraj, rrethina e Shkupit.

Duke vepruar sipas denoncimit të A.S. më 12.05.2026, se para një palestre në Shkup i ishte vjedhur biçikleta.

"Menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe veprime përkatëse nga nëpunësit policorë, kryerësit janë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa biçikleta i është kthyer pronarit".

"Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim penal përkatës", thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat