LSDM paralajmëron kallëzim penal dhe interpelancë ndaj Afrim Gashit

Maqedonia

LSDM paralajmëron kallëzim penal dhe interpelancë ndaj Afrim Gashit

Më: 21 maj 2026 Në ora: 18:29
Afrim Gashi

Projektligji për kredi prej 260 milionë eurosh plus interesat kaloi në Komisionin e Financave dhe Buxhetit. Opozita nuk ishte në sallë.

Zëvendësministri i Financave, Nikolçe Jankulovski, tha se bëhet fjalë për një huamarrje nga kreditorët ndërkombëtarë, të parashikuar në buxhet.

Kredia do të tërhiqet në një transh me një periudhë shlyerjeje prej 7 vitesh dhe normat më të favorshme të interesit në treg.

Kredia u zhbllokua pasi kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, thirri seancë të komisionit, të cilën e kryesoi zv.kryetari Bojan Stojanoski.

LSDM akuzoi se ishte shkelur Rregullorja e Punës, sepse kryetarja e Komisionit ishte e pranishme. Nga LSDM njoftuan kallëzim penale kundër Gashit dhe procedurë interpelance.

"LSDM është në dijeni se nuk kanë argumente për të mbështetur pretendimet e tyre", u përgjigj Stojanoski.

Seanca plenare në të cilën do të votohet ligji me procedurë të shkurtuar është paralajmëruar për të premten.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat