Sali: Të enjten do të sillet zgjidhja përfundimtare për provimin e Jurisprudencës

Maqedonia

Sali: Të enjten do të sillet zgjidhja përfundimtare për provimin e Jurisprudencës

Më: 25 maj 2026 Në ora: 22:51
Bekim Sali

“Ditën e enjte do të duhet të sillet një draft final”.

Kështu tha zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali duke bërë të ditur se është formuar një grup punues që po merret me çështjen e provimit të jurisprudencës.

Ai më tej theksoi se do të shihet edhe nëse ky model i propozuar ka nevojë të dërgohet në Komisionin e Venecias ose jo.

Sa i përket çështjes se për sa të përfundojë ky proces, Sali tha se është irelevante nëse do të vonohet një muaj në Komisionin e Venecias ose menjëherë do të dërgohet për implementim, duke shtuar se nuk duhet nxituar pasi siç tha “zgjidhjet e shpejta na japin pasoja si mosharmonizim të ligjeve me ligjin e gjuhëve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat