Gjatë vitit 2025, në Maqedoninë e Veriut kanë diplomuar 7.612 studentë

Maqedonia

Gjatë vitit 2025, në Maqedoninë e Veriut kanë diplomuar 7.612 studentë

Më: 27 maj 2026 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Në studimet e larta universitare, në shkollat e larta profesionale dhe në fakultete, vitin e kaluar kanë diplomuar 7 612 studentë, që paraqet rritje prej 8.4 për qind krahasuar me vitin 2024, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve në ciklin e parë të studimeve vitin e kaluar, 27.3 për qind kanë diplomuar në fushat e biznesit, administratës dhe së drejtës.

Nga totali i të diplomuarve, 5 677 ose 74.6 për qind janë studentë të rregullt, ndërsa 1 935 ose 25.4 për qind janë studentë me korrespondencë, ndërsa studentet e diplomuara përbëjnë 59.6 për qind.

Po ashtu, 28.3 për qind kanë diplomuar brenda afatit, ndërsa 71.7 për qind pas afatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat